• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Karikatura është paradigmë e sfidës dhe kritikës, ajo duhet të ketë një vend në politikat tona kulturore

Pendarovski: Karikatura është paradigmë e sfidës dhe kritikës, ajo duhet të ketë një vend në politikat tona kulturore

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Karikatura, me interdisiplinaritetin e saj që ndërthur artet pamore dhe mesazhet metaforike gjuhësore, për ato aspekte të botës që nuk janë të këndshme dhe me të cilat nuk duam të përballemi, është një paradigmë e sfidës, kritikës dhe ndërgjegjes së artistëve, tha presidenti Stevo Pendarovski në hapjen e ekspozitës me vepra nga Galeria e 54-të Botërore e Karikaturave Osten dhe Bienales së vizatimit Osten Shkupi 2022 në Çifte Hamam në Galerinë Kombëtare, e cila u pasurua me ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për artistët më të suksesshëm.

Presidenti theksoi se është një gjë e madhe për një popull që mund të mburremi me pesë dekada e gjysmë histori të Galerisë Botërore të Karikaturave dhe ngjarjet e tilla, siç tha ai, janë shtylla të kulturës sonë dhe të shoqërisë sonë në përgjithësi.

Në ekspozitën e Galerisë së 54-të Botërore të Karikaturave - Shkup 2022, janë ekspozuar veprat e karikaturistëve të vlerësuar dhe të përzgjedhur, ndërsa në Bienalen e Vizatimit Osten Shkupi 2022, në të cilën kanë marrë pjesë 336 artistë nga 52 shtete me 1056 vepra, janë ekspozuar veprat e artistëve të shpërblyer dhe të përzgjedhur.

Autorët e karikaturës, thekson presidenti, përmes aftësive të tyre në vizatim dhe thellësisë së mesazhit, përmes vetëm një vizatimi, shprehin qëndrime dhe mesazhe që janë një “gjemb” i vërtetë që thumbon atje ku dhemb më shumë, në plagët sociale, duke çliruar njerëzimin nga gënjeshtra dhe hipokrizia.

Në këtë aktivitet u ndanë çmime për autorët më të suksesshëm, si dhe mirënjohje për partnerët dhe bashkëpunëtorët e Osten.

Drejtoria e Galerisë Kombëtare, Dita Starova Qerimi në fjalimin e saj autorët e shpërblyer i përgëzoi për çmimet e marra, ndërsa bienales i uroi edhe shumë edicione jubilare.

"Jam e nderuar që Galeria Kombëtare ka qenë nikoqire e shumicës së aktiviteteve të mëdha grupore të “Osten” viteve të fundit. Edhe ky bashkëpunim tashmë po bëhet tradicional, miqësor. Ky fakt vjen jo vetëm nga bashkëpunimi ynë i hapur me “Osten” dhe të gjithë miqtë e artit, por në radhë të parë edhe për cilësinë e autorëve, veprave dhe prezantimeve të përgjithshme të pavarura dhe grupore që i organizon. Ky prezantim në grup në të gjithë hapësirën e Çifte Hamamit atraktiv – monument kulture i pas gjysmës së dytë të shekullit të 15-të dhe një nga objektet e Galerisë Kombëtare – flet për autorët jashtëzakonisht të suksesshëm vendorë dhe ndërkombëtarë të brezave të ndryshëm dhe punimeve të tyre të bëra në teknika të ndryshme", tha Starova Qerimi.

QËNDRONI TË LIDHUR