• e hënë, 23 shkurt 2026

Dukshmëri e ulur në vendkalimin malor Strazhë për shkak të mjegullës

Dukshmëri e ulur në vendkalimin malor Strazhë për shkak të mjegullës

Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të paraqitjes së mjegullës, në vendkalimin malor Strazhë vërehet dukshmëri e ulur deri në 50 metra, kumtoi LAMM. 

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Resnjë dhe Udovë.

Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026 mars. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 21.11.2025 deri 31.03.2026 do të mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

Më 30.12.2025 (e martë), nga ora 15:00, do të ketë ndryshim në regjimin e komunikacionit në Korridorin 10, në aksin Prilep-Manastir, me ç'rast komunikacioni që do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale R1101.

Në rrugën shtetërore A2 (unaza e Shkupit), po kryhet rehabilitim në një gjatësi prej 250 metrash nga kryqëzimi i Vollkovës deri në kryqëzimin e Kondovës. Është instaluar sinjalistikë përkatëse për mbylljen e korsisë së majtë të tejkalimit. Trafiku po lëviz përgjatë korsisë së lëvizjes (mes) dhe korsisë së emergjencës (djathtas).

Në autostradën A2, Kriva Pallankë - Stracin në km 14+200 (afër fshatit Petralicë), ka filluar një rregullim i përkohshëm i trafikut për shkak të aktiviteteve ndërtimore. Në atë pjesë të segmentit gjatë ditës nga ora 07:00 deri në orën 17:00, trafiku do të kryhet me rregullim manual duke përdorur flamuj, dhe gjatë pjesës tjetër të ditës me sinjalizim me dritë - semaforë.

Viadukt Trejd - SHPKNJP prej 01.09.2025 filloi me fazën e re të aktiviteteve ndërtimore, përkatësisht vendosjen e ndryshimit të përkohshëm të regjimit në komunikacion gjatë sanimit të urës Zdunje (ura në lumin Vardar), rruga shtetërore A2, aksi Gostivar - Strazhë me periudhë prej gjashtë muajve.

Sipas një raporti nga Viadukt Trej SHPK - Gostivar, si pjesë e ndërtimit të Korridorit 10D, aktualisht është në fuqi një regjim i përkohshëm trafiku në rrugën Prilep - Manastir, ku lëvizja e automjeteve do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale Prilep - Manastir, nga kryqëzimi i Lagovës deri në Topollçan.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të trafikut në rrugën rajonale R1306, seksioni Prilep-Krushevë-Sladuevë, për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin Rehabilitimi i dëmtimeve në rrugën rajonale R 1306, seksioni Prilep-Krushevë-Sladuevë, në formën e fundosjes së shtratit rrugor në stacion nga km 15+100 deri në km 15+600. Prandaj, nga 16.12.2024 deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore, seksioni do të jetë plotësisht i mbyllur në segmentin nga Konjare e Vogël deri në Krivogashtan. Në këtë rast, trafiku do të zhvillohet përgjatë një seksioni tjetër brenda sinjalizimit të vendosur të trafikut, në përputhje me Miratimin për një ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut dhe Projektin e Trafikut.

GD Granit AD Shkup njofton se në përputhje me miratimin e ri të lëshuar për një regjim të përkohshëm të trafikut për shkak të punimeve ndërtimore në Autostradën A4, seksioni VK "Bllacë" - Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") Nënseksioni 1 - nga 08.11.2023 rruga ekzistuese lokale për në fshatin Bllacë nga autostrada A4 para pikës kufitare do të mbyllet, dhe qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet përgjatë një rruge të përkohshme para pikës kufitare, në përputhje me sinjalizimin e vendosur të trafikut. Regjimi i përkohshëm i trafikut i vendosur më parë mbetet, sipas të cilit 2 km para pikës kufitare "Bllacë" në vendin e punimeve ndërtimore, trafiku do të zhvillohet sipas një regjimi trafiku dykahësh (me dy rrethrrotullime të reja) dhe do të instalohet sinjalizim i përshtatshëm i trafikut.

Për shkak të punimeve ndërtimore (rindërtimit të rrugës) në rrugën Podmolje - Ohër në autostradën A3, trafiku do të devijohet nëpërmjet rrugës rajonale R-1208.

Në rrugën Kërçovë - Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa seksione, trafiku po devijohet. Janë instaluar sinjale të përshtatshme trafiku dhe për këtë arsye ne rekomandojmë respektim të rreptë të tyre dhe një shpejtësi të rregulluar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR