МD: Formohet grupi i punës për përgaditjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor
- - Me qëllim të tejkalimit të dobësive të cekura në Raportin e Komisionit Evropian për punën e deritanishme të Këshillit Gjyqësor, si dhe në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e ligjeve në këtë fushë, sot është formuar një grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, me përfaqësues nga gjyqësori, komuniteti akademik dhe sektori joqeveritar.
- Post By Fitore Curri
- 18:13, 9 nëntor, 2023
Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Me qëllim të tejkalimit të dobësive të cekura në Raportin e Komisionit Evropian për punën e deritanishme të Këshillit Gjyqësor, si dhe në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e ligjeve në këtë fushë, sot është formuar një grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, me përfaqësues nga gjyqësori, komuniteti akademik dhe sektori joqeveritar.
Me grupin e punës, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të udhëheqë Akademiku Dr. Vllado Kambovski, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në këtë grup do të marrin pjesë: Margarita Caca Nikollovska- ish gjyqtare në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg; Dr. Bajram Pollozhani- ish gjyqtar në gjykatën kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese; Branko Naumovski - ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese; Sali Murati, ish-kryetarë i Gjykatës Kushtetuese; Besa Ademi – kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Jelena Kadriq, përfaqësueses në Institutin për të drejtat e njeriut; Ivana Petkovska – përfaqësueses nga Koalicioni Тë gjithë për një gjykim të drejtë; Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Dr. Denis Preshova-profesor në „Fakultetin Juridik Justinijani i Parë “-Shkup; Dr. Ana Pavlovska - Daneva, profesoreshë në fakultetin juridik “Justinijani i Parë” – Shkup; Gjorgi Radojkov - ish gjyqtar, Ivica Nikokovski- anëtar i Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Dr. Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore; Dr. Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore; Shpend Devaja,- gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Grupi i punës në punën e tij do të fton edhe përfaqësues të organeve relevante nga fusha e gjyqësorit.
"Komisioni Evropian në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, shpreh shqetësim serioz për punën e Këshillit Gjyqësor. Konkretisht, në vlerësimet dhe rekomandimet kyçe në fushën e funksionimit të gjyqësorit, Komisioni Evropian i bën thirrje Këshillit Gjyqësor që të zotohet të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve. Më tej, vërehet shkarkimi kontrovers i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor përmes një procedure kontroverse me të cilën u vu në pikëpyetje respektimi i ligjeve dhe procedurave. Gjithashtu u vërejtën edhe përpjekjet e Presidentit aktual për të kufizuar praninë e kamerave në seancat e këshillit”, të cilat falë ndërhyrjeve të organizatave të shoqërisë civile dhe këshillit të mediave gjyqësore u ndërprenë të jenë praktikë. Gjithashtu edhe në Raport u vu në dukje besimi i ulët i gjyqtarëve në rolin e Këshillit Gjyqësor në mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe sipas vlerësimit të rrezikut të korrupsionit në gjyqësor, të publikuar në qershor 2023, me të cilin 72% e gjyqtarëve nuk pajtohen me qëndrimin se Këshilli Gjyqësor mbron në mënyrë efektive pavarësinë e gjyqësorit", thuhet në kumtesën e MD.
Një nga arsyet e dërgimit të një misioni vlerësues nga ana e Bashkimit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor ishin dobësitë e identifikuara në funksionimin e tij në periudhën e kaluar. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s