• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim

Mariçiq: Ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim

Athinë, 13 shtator 2023 (MIA) - Mendoj se ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim, pasi druaj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ndalen së brengosuri për atë se çka Bashkimin Evropian mendon, thotë ose bën, porositi mes tjerash zëvendës kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq gjatë pjesëmarrjes së tij në panel diskutimin në Athinë për BE perspektivën e Ballkanit Perëndimor, duke cekur se anëtarësimi në vitin 2030 është qëllim real, por ende duhet të jetë motivim, njofti korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëvendës kryeministri foli për vizionin, lidershipin dhe punën e mundimshme, të cilat paradokohe i ka përmendur kryetarja e Komisonit Evropian, tha se Ballkani Perëndimor është i rrethuar me vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet nga rajoni nuk janë vende të largëta, të cilat kërkojnë anëtarësim, e si krahasim tha se popullata e shteteve kandidate është 18 milionë, që nuk e tejkalon numrin e banorëve të Rumanisë.

Ai u përkujtua në vitin 2017, kur për herë të parë së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Zoran Zaev kanë qenë për vizitë në Bruksel dhe i kanë dëgjuar porositë se "tani është momentumi për zgjidhjen e problemit me emrin", si dhe për momentumin për fillim të negociatave, por edhe për reformat, të cilat gjatë viteve të ardhshme janë zbatuar, por vijoi anulim i ri, gjë që, siç tha, "ka vrarë një pjesë të madhe të entuziazmit të njerëzve në vend".

Ky ishte momenti, kur është hapur dera për disa vende-anëtare që ta vrasin momentumin dhe të hapin çështje bilaterale. E dini sa në Maqeodninë e Veriut ra përkrahja publike për BE-në nga fundi i vitit 2019, respektivisht fillimi i vitit 2020 deri vitin e kaluar? Rreth 20 për qind. Nga 80 në 60 për qind. Për këtë shkak, mendoj se tani është momentumi i fundit që duhet ta kapim, pasi druaj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ndalen së brengosuri për atë se çka Bashkimin Evropian mendon, thotë ose bën", theksoi Mariçiq.

Theksoi se rajonit i duhet datë konkrete dhe plan real, ndërsa viti 2030 është cak real, sepse Unioni tashmë ka përvojë me zgjerim të madh.

Theksoi se rruga drejtë BE-së duhet të jetë motivim, ndërsa në vitin 2030 të ketë rrëfim të dyfishtë të suksesit.

"Rrëfim i suksesshëm për Ballkanin Perëndimor, se përfundimisht e përfunduam tranzicionin tonë dhe rrëfimin e suksesshëm për Bashkimin Evropian, se Bashkimi Evropian është zgjeruar me këto vende anëtare", porositi zëvendës kryeministri. 

Mariçiqi mori pjesë në panelin me titull: "Momenti i ri për zgjerim: Si mund të mos humbasë mundësinë Ballkani Perëndimor?", ndërsa bashkëbisedues të tij ishin Mirosllav Gaçeviq, ndihmësministër, Sektori për Kriteret Politike dhe Ekonomike në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Serbisë, Odeta Barbulushi, këshilltare e kryeministrit dhe koordinatore kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale, Republika e Shqipërisë, Jovana Maroviq, ish zëvendëskryeministre dhe ministre e Çështjeve Evropiane, Republika e Malit të Zi dhe Sërgjan Majstoroviq, Qendra për Politika Evropiane (QPE ), Republika e Serbisë, ndërsa e moderuar nga Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit të Politikave Evropiane (EPI).

Konferencën e sotme ndërkombëtare në Athinë kushtuar perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, e organizoi fondacioni grek për politikë të jashtme ELIAMEP, ndërsa në fillim fjalim hyrës kishte ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis. bsh/fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR