• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Golob: Sllovenia qëndron fuqishëm në qëndrimin se procesi aktual i negociatave nuk guxon të ndalojë me futjen e çështjeve bilaterale shtesë

Golob: Sllovenia qëndron fuqishëm në qëndrimin se procesi aktual i negociatave nuk guxon të ndalojë me futjen e çështjeve bilaterale shtesë

Lubjanë, 3prill 2023 (M(A) - Procesi i eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut nuk guxon të ndalojë dhe besoj se do të mbizotërojë arsyeja tek të gjitha subjektet politike në shtet dhe ata do ta kuptojnë rëndësinë historike të këtij momenti, porositi kryeministri slloven Robert Golob në konferencën e sotme për shtyp në Lubjanë me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Siç njofton raportuesja e MIA-s nga Lubjana, Golob potencoi se ndryshimi i Kushtetutës është proces i rëndë, i cili duhet të ndodhë, si edhe se bëhet fjalë për mundësi historike që nuk ka lidhje me përkatësinë partiake, por potencoi se procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut nuk guxon të ndalojë me futjen e çështjeve bilaterale shtesë në agjendë.

Besoj se kjo është detyrë e vështirë, por shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja në Maqedoninë e Veriut tek të gjitha subjektet politike dhe se ata do ta kuptojnë rëndësinë historike të këtij momenti dhe se ky proces duhet të përfundojë sa më parë siç është paraparë. Bëhet fjalë për mundësi historike që nuk ka lidhje me përkatësinë partiake, por ka lidhje me të ardhmen e të gjithë popullit tuaj. Dhe prandaj vlerësoj se partitë këtë duhet ta kenë parasysh. Sllovenia në çfarëdo mënyre nëse mund të ndihmojë, qoftë me dialog ose me prezentim, do ta bëjë atë, tha Golob.

Ne, shtoi ai, do të qëndrojmë fuqishëm ndaj qëndrimit se procesi aktual i negocitave nuk guxon të ndalojë me futjen e çështjeve bilaterale shtesë në agjendë. "Do të insistojmë të shkojmë më tej me ato procese të cilat ishin dakorduar me ndryshimin e Kushtetutës dhe se nuk guxon të futen nga ana tjetër kurrfarë kërkesash shtesë në procesin e vazhdimit të negociatave. Ky aspekt është shumë i rëndësishëm pasi, për fat të keq, u dëshmua se fqinjët dhe ne patëm përvojë të tillë, përpiqen të marrin diçka më shumë nga shteti dhe këtu do të qëndrojmë në këtë qëndrim", tha kryeministri slloven.

Ai shfaqi shpresë se deri në fund të nëntorit do të përbushen të gjitha kushtet dhe se në dhjetor do të konstatohet se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes.

Maqedonia e Veriut, siç tha, është një ndër faktorët më të rëndësishëm të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e vetme e stabilizimit të rajonit është inkuadrimi i saj në Bashkimin Evropian.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski potencoi se qytetarët në Maqedoninë e Veriut e njohin rolin e tyre në kontekstin rajonal dhe evropian.

"Fuqishëm besoj se do të ngelemi të përkushtuar dhe me sukses do të hapërojmë në rrugën evropiane edhe pse disa forca të brendshme dhe të jashtme mbase nuk e dëshirojnë këtë. Mbështetja e Sllovenisë në rrugën tonë drejt BE-së nuk është vetëm deklarative por konkrete dhe praktike", tha Kovaçevski.

Potencoi se Maqedonia e Veriut është shembull se si zgjidhen çështjet e hapura bilaterale dhe se gjatë periudhës së kaluar i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët.

Dy kryeministrat paraprakisht nënshkruan deklaratë të përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve. Dakorduan përforcim të bashkëpunimit bilateral përmes dialogut të rregullt politik dhe mbajtjes së seancës ndërqeveritare, e cila në qoftë se do të ishte e mundur, do të mbahej gjatë këtij viti.

Është dakorduar edhe thellim i bashkëpunimit ekonomik, i cili është vlerësuar në nivel solid, por se ka potencial për zhvillim në pjesën e telekomunikimeve, prodhimit të ushqimit organik, energjetikës, turizmit dhe digjitalizimit.

Dy vendet do të synojnë këmbimi tregtar të vijë në nivel prej rreth 500 milionë euro. Të dhënat statistikore tregojnë se Sllovenia është në pozitën e pestë për investime të drejtpërdrejta të huaja në Maqedoninë e Veriut. Në vend punojnë rreth 40 kompani sllovene të cilat i punësojnë mbi 2.500 persona. Pasdite, kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me presidenten e Sllovenisë dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR