Është zvogëluar niveli i ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa është rritur në Liqenin e Ohrit
- Për një centimetër është zvogëluar niveli i Liqenit të Prespës në krahasim me dje, ndërsa për tre centimetra është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, përderisa niveli në Liqenin e Dojranit është njejtë me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit, të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
- Post By Arta Bunjaku
- 11:06, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Për një centimetër është zvogëluar niveli i Liqenit të Prespës në krahasim me dje, ndërsa për tre centimetra është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, përderisa niveli në Liqenin e Dojranit është njejtë me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit, të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Me atë, niveli i Liqenit të Prespës është 41 centimetra nën minimumin e paraqitur dhe të regjistruar, në Liqenin e Ohrit është një centimetër mbi minimumin e lejuar, përderisa në Liqenin e Dojranit është 74 centimetra nën minimumin e dakorduar.
Nivelet e ujit, ndërkaq, tek lumenjtë më shpesh shënojnë ulje në krahasim me ditën e djeshme. Ulje më të madhe prej 35 centimetrave ka lumi Vardar në vendin amtës afër Demir Kapisë, ndërsa rritje më të madhe prej 16 centimetrave ka Drini i Zi afër Novacit. ab/
Foto: МIА arkivi