• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është vënë në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në spitalin e Gostivarit

Është vënë në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në spitalin e Gostivarit

Gostivar, 23 maj 2024 (MIA) - Pas gati një viti nga fillimi i punëve për rinovim dhe rikonstruim, sot ishte lëshuar në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në Spitalin e përgjithshëm "Ferid Murad" në Gostivar.

Njeriu u parë i këtij institucioni shëndetësor, Ylber Ademi theksoi se reparti ishte i vetmi që ishte pa rinovuar që nga ndërtimi i spitalit. Sipas tij, pacientët dhe personeli mjekësor do të kenë hapërisë më të këndshme për qëndrim dhe mjekim.

"Pas marrjes së funksionit të drejtorit, mora kërkesë nga personeli mjekësor i këtij reparti dhe pas mbikëqyrjes, vendosa që gjërat të ndryshohen. Dhomat e spitalit, toaletet dhe ordinancat nuk ishin në nivel të kënaqshëm. Vendosëm edhe në bordin drejtues me mjetet e para të grumbulluara të fillohet me rinovimin në tërësi", deklaroi drejtori. 

Në rikonstruktimin e repartit ishin investuar afër katër milionë denarë, para të ndara nga buxheti i spitalit. 

Falënderim në emër të personelit tregoi edhe shefi i repartit, mjeku Gzim Ismaili, i cili theksoi se edhe krahas mungesës së personelit mjekësor, angazhohen që t'i ndihmojë pacientët. 

"Çdo ditë kemi mesatarisht rreth pesëmbëdhjetë pacientë që mjekohen. Ne bëjmë përpjekje të madhe që të kujdesemi për ta dhe të mos i dërgojmë në Shkup, përveç kur bëhet fjalë për patologji më të rëndë, të cilën nuk mund ta trajtojmë. Ne punojmë me dy neurologë dhe tre psikiatër, ndërsa kjo nuk mjafton. Na duhen të paktën edhe kaq", tha Ismaili.

Reparti neuropsikiatrik në spitalin e Gostivarit ka kapacitet prej 26 shtretërve spitalorë dhe i mbulon shërbimet e shëndetit sekondar në rajonet e komunave Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë - Rostushë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR