• e premte, 27 dhjetor 2024

Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Për një centimetër është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa nivelet e dy liqeve tjera natyrore në vend janë të njëjta si ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Nga tre liqenet vetëm niveli i ujit në liqenin e Ohrit është më i lartë se mesatarja në gusht  dhe atë vetëm për një centimetër. Niveli i Liqenit të Prespës, është për 1,85 metra më i lartë nga mesatarja shumë vjeçare për këtë periudhë të vitit, ndërsa në Liqenin e Dojranit, niveli i ujit është më i ulët për 1,26 metra.

Për dallim nga liqenet, nivelet e ujit në pjesën më të madhe të lumenjve në vend janë më të larta ose janë afër mesatares për muajin gusht. Devijime më të mëdha kanë lumenjtë Drini i Zi në vendin matës në Lozhan dhe Bregallnicë në Berovë, ku niveli është pothuajse dyfish më i ulët se mesatarja si dhe Pçinja në Banjën e Katllanovës dhe lumi Vardar në Jugunovce ku niveli është gati dyfish më i lartë se mesatarja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR