• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Është stabile gjendja e të gjithë 43 pacientëve të hospitalizuar pas zjarrit në Çair

Është stabile gjendja e të gjithë 43 pacientëve të hospitalizuar pas zjarrit në Çair

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Gjithsej 43 persona janë hospitlaizuar pas zjarrit në një ndërtesë në Çair, që shpërtheu sot në mëngjes. Në Klinikën për toksikologji janë pranuar 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për mjekim spitalor. Në Klinikën e fëmijëve janë pranuar 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për mjekim. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

Siç informoi për MIA-n drejtori i Klinikës për toksikologji, Andon Çibishev, atje sot ka pasur 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për mjekim spitalor.

"Prej orës 3:30 pas mesnate, deri në orën 14:00, në klinikën tonë kaluan 31 pacientë, pesë prej të cilvëe janë mbajtur për mjekim spitalor. E morën terapinë adekuate, të gjithë janë në gjendje stabile", tha ai.

Në Klinikën e fëmijëve, sipas informatave të drejtorit, Rexhep Memedi, sot janë pranuar 12 fëmijë të moshës prej 5 muaj deri 11 vjeç.

"Gjithsej 12 fëmijë erdhën tek ne, të moshës prej 5 muajve deri 11 vjeç. U pranuan tek ne në gjendje relativisht stabile. Vetëm 4-5 prej tyre i vendosëm në mbështetje oksigjeni. Ata janë monitoruar dhe janë bërë analizat, të gjithë ishin në gjendje stabile në raport me funksionet vitale. Prej tyre, 10 fëmijë, me kërkesë të prindërve, janë lëshuar, rekomandimi ynë ishte t'i mbajmë. Vetëm dy janë mbajtur", informoi ai.

Mes personave të hospitalizuar, siç informoi paraprakisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qendra për menaxhim me kriza, ishte edhe një polic dhe një zjarrfikës.

Nga  МРB sot informuan se në orën 01:55 në SPB Shkup ka pasur paraqitje se ka shpërthyer zjarr në hapësirat e bodrumit të një ndërtese në rrugën "Serava" në Shkup. Në vendin e ngjarjes ishte nisur ekipi i Brigadës zjarrfikëse Shkup dhe nëpunës policorë nga SPB Shkup. Përderisa, Qendra për menaxhim me kriza informoi se intervenimi është kryer me shtatë automjete dhe 20 zjarrfikës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR