• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Është shumë me rëndësi që shteti të jetë i aftë t'i mbrojë qytetarët dhe tu tregojë se sistemi gjyqësor ekziston për ta, thotë ministrja spanjolle e Drejtësisë Kuenka

Është shumë me rëndësi që shteti të jetë i aftë t'i mbrojë qytetarët dhe tu tregojë se sistemi gjyqësor ekziston për ta, thotë ministrja spanjolle e Drejtësisë Kuenka

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Është shumë me rëndësi që shteti të jetë i aftë që t'i mbrojë qytetarët dhe tu tregojë se sistemi gjyqësor ekziston për ata, që tu ndihmojë dhe tu zgjidhë problemet, sepse qytetarët të cilët nuk u besojnë institucioneve të tyre, asnjëherë nuk do tu drejtohen dhe do të ndjehen të pambrojtur dhe se nuk u respektohen të drejtat themelore, porositi ministrja e Drejtësisë së Spanjës, Maria Pilar Llop Kuenka.

E pyetur për atë se si mund të përmirësohet dhe çfarë ndikimi ka besimi i ulët i qytetarëve, Kuenka në konferencën e përbashkët për media me eurokomisarin e Drejtësisë, Didie Rejnders dhe ministrin Krenar Lloga, theksoi se ekzistojnë mjete dhe mekanizma të ndryshme në sisteme dhe vende të ndryshme. 

"Pjesë e tyre janë edhe trajnimi i gjykatësve dhe prokurorëve publikë, transparenca dhe barazia për të gjithë. Por gjëja më e rëndësishme është të kemi gjykatës të trajnuar mirë, të paanshëm dhe politikisht neutralë. Kjo rrit besimin. Përgjegjësia, masat disiplinore dhe etika janë shumë të rëndësishme për tu zbatuar ndaj personave që zbatojnë drejtësinë", deklaroi  Kuenka.

Efikasiteti i gjithë sistemit, theksoi Kuenka, gjithashtu, janë shumë të rëndësishme dhe duhet të vendosen mekanizma për menaxhim procesi, digjitalizim dhe efikasitet më të madh gjatë kryerjes së gjykimeve. 

"Sistemi juridik duhet të jetë i shpejtë, i qasshëm dhe efikas për të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e vendit. Duhet të garantohet që çdo person dhe çdo vend, pavarësisht se ku janë në sistemin evropian, të kenë të njëjtat të drejta në territorin e të gjithë BE-së. Është një kohezion që siguron besim. Për këtë duhet punuar dhe duhet ndryshuar sistemi", deklaroi Kuenka.

Kur mendojmë për ofrimin e ndihmës sonë gjyqësore, Kuenka thekson, se duhet të përqendrohemi në qytetarin. 

Në lidhje me besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor dhe sa ky problem është serioz për një vend kandidat për anëtarësim, eurokomisari i Drejtësisë, Didie Rejnders, thotë se janë të vetëdijshëm se ekziston nivel i ulët i besimit në gjyqësorin në rajon dhe se punojnë në atë dhe në reforma. 

"Është e saktë se nuk është e mjaftueshme që të miratohen ligje të reja dhe legjislacion i ri me standarde, është e nevojshme që të avancohet edhe në perceptimin në publik, qytetarët dhe subjektet juridike në atë sistemin juridik. Kjo është me rëndësi", deklaroi Rejnders.

Gjyqësori është i rëndësishëm, theksoi Rejnders dhe për këtë insistojmë në zbatimin e rekomandimeve të cilat vijnë nga projekti për ndjekjen e procedurave gjyqësore përmes OSBE-së. 

"Të përpiqet të krijojë një shkallë më të mirë besimi nga qytetarët dhe bizneset në sistemin gjyqësor. Sigurisht që është një rrugë e vështirë për të përmbushur të gjitha kriteret në procesin e zgjerimit. E dini, ne fillojmë me sundimin e ligjit dhe do të përfundojmë. Me këtë, gjyqësori është ndoshta pjesa më e rëndësishme e të gjithë procesit, sepse është garanci për të gjitha të drejtat dhe vlerat që ndajmë në BE, ku jemi partnerë", deklaroi Rejnders.

Sipas Rejnders, ka shumë punë për tu bërë në të ardhmen, duke theksuar se ka diskutime dypalëshe me partnerët e ndryshëm dhe po bëjnë përpjekje që të përmirësohet pavarësia dhe perceptimi i pavarësisë në sistemin gjyqësor. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR