• e enjte, 03 tetor 2024

Shuhet zjerri në Vishticë të Likovës

Shuhet zjerri në Vishticë të Likovës

Kumanovë, 9 prill 2024 (MIA) - Është shuar zjarri mbi fshatin Vishticë të Likovës, kumtuan sot nga njësia e "Pyjeve Kombëtare" - Kumanovë.

Zjarri ka rënë para disa ditëve dhe ka përfshirë vegjetacionin e ulët dhe pyjet e degraduara. Fillimisht është shuar nga pjesëtarët e Njësisë Territoriale Zjarrfikëse dhe Filialit të “Pyjeve Kombëtare”. Për shkak të terrenit të paarritshëm, zjarri sghuhej që disa ditë. Dje është shuar dhe sot nuk është aktiv, informuan nga Filiali i Kumanovës "Pyjet Kombëtare".

 

 

"Zjarri që ka përfshirë vegjetacionin e ulët dhe pyjet e degraduara në fshatin Vishticë të Komunës së Likovës është lokalizuar dhe nuk është më aktiv. Dje e kanë shuar dy ekipe të “Pyjeve Kombëtare”, deklaroi Luan Bajrami, udhëheqës i filialit të Kumanovës. rq/

Foto: MIA dhe filiali "Pyjet Kombëtare" - Kumanovë

 

QËNDRONI TË LIDHUR