• e hënë, 08 korrik 2024

Është shuar zjarri në Suva Gorë ku digjej pylli me pisha

Është shuar zjarri në Suva Gorë ku digjej pylli me pisha

Tetovë, 22 shtator 2023 (MIA) - Pas rreth gjashtë orëve është shuar zjarri në pyllin me pisha në malin Suva Gorë në fshatin Miletinë në komunën e Bërvenicës. Zjarri, siç informuan nga Qendra për menaxhim me kriza, është shuar rreth orës 17:00.

Intervenimi për shuarjen e tij filloi prej orës 11:00 nga ana e zjarrfikësve tetovarë dhe tre aeroplanëve zjarrfikës "er-traktor" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe një helikopteri të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Zjarri në Komunën e Bërvenicës, afër fshatit Miletinë është shuar. Tre aeroplanët zjarrfikës të DMSH-së dhe helikopteri i MPB-së janë tërhequr. Në terren do të mbeten kujdestarë të punësuar nga Njësia territoriale zjarrfikëse Tetovë, NP 'Pyjet nacionale' dhe nga policia", informuan nga Qendra për menaxhim me kriza.

Nga Njësia territoriale zjarrfikëse në Tetovë informuan se një ekip i tyre ka intervenuar edhe në zjarrin në ambient të hapur në atari e fshatit Leshkë, komuna e Tearcës. ab/

Foto: QMK 

QËNDRONI TË LIDHUR