• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është shuar zjarri në pyllin e dushkut në Mateç të Likovës

Është shuar zjarri në pyllin e dushkut në Mateç të Likovës

Kumanovë, 7 gusht 2024 (MIA) - Është shuar zjarri në pyllin e dushkut në Mateç të Likovës, kumtuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë dhe nga dega e Kumanovës e "Pyjeve kombëtare". Zjarri në malin mbi fshatin Mateç ka shpërthyer në orët e pasdites.

"Ekipi ynë prej pesë punëtorësh me një automjet zjarrfikës ka arritur të shuajë zjarrin që përfshiu një pyll dushku me kërcell të ulët në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh. Me ndërhyrjen e shpejtë ekipi ka arritur të parandaloj përhapjen e zjarrit", deklaroi u.d drejtoresha e degës së Kumanovës, Katica Stankovska Ristovska.

 

 

Zjarri është shuar për dy orë e gjysmë, nga ora 18:00 deri në orën 20:30.

Zjarrfikësit nga Kumanova, dje kanë intervenuar edhe në djegien e barit të thatë dhe kashtës në fshatin Romanovcë, si dhe kanë fikur zjarrë edhe në fshatin Lubodrag të një makine bujqësore. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR