Është shuar zjarri në anijen në Vardar në Shkup, shkaku do të përcaktohet më tej
- Është shuar zjarri që ka rënë sot rreth orës 13:00 në anijen e Vardarit në h. Holidej In në Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërsa shkaku do të përcaktohet më tej.
Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Është shuar zjarri që ka rënë sot rreth orës 13:00 në anijen e Vardarit në h. Holidej In në Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërsa shkaku do të përcaktohet më tej.
"Zjarri në anijen është shuar me intervenimin e shpejtë të tri ekipeve zjarrfikëse të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Për momentin nuk dihet shkaku, por nuk ka furnizim me energji elektrike, ka mbeturina të mëdha, shkaku më shumë gjasa është faktor njerëzor, tha komandanti i zjarrfikësve, Zvonko Tomeski.
Njoftimin për zjarrin në njërën nga anijet në Vardar e kanë marrë në orën 13:01 dhe kanë dërguar tre automjete zjarrfikëse.
"Kanë mbërritur në orën 13:05, është intervenuar shpejtë, është parandaluar përhapja e zjarrit
"Ata kanë mbërritur në orën 13:05, kanë ndërhyrë me shpejtësi, kanë parandaluar përhapjen e zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të anijes, përkatësisht pjesën e jashtme të pjesës para dhe të brendshme, ku ishte depozituar një sasi e madhe mbeturinash. Intervenimi ka qenë i shpejtë, zjarri është vënë shpejt nën kontrol"l, tha Tomeski në një deklaratë për media.
Ai shtoi se shkaku do të konstatohet nga shërbimet e tjera, por ajo që shihet në vetë anijen është se ka një sasi të madhe mbeturinash dhe me shumë gjasa ka pasur njerëz që kanë qëndruar pranë vetë anijes.
"Nuk ka furnizim me energji elektrike, me shumë gjasa bëhet fjalë për faktor njerëzor, do të lëmë autoritetet hetimore të përcaktojnë shkakun. Me të mbërritur nuk kemi gjetur askënd në vetë galerinë, është kontrolluar në tërësi, nuk ka persona të lënduar apo të vdekur", tha Tomeski. ls/
Foto: MIA