• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është shtyrë seanca kryesore kundër Merkos për furnizim të automobilit luksoz, mbrojtja kërkon pezullim të aktakuzës për shkak të vjetërsisë

Është shtyrë seanca kryesore kundër Merkos për furnizim të automobilit luksoz, mbrojtja kërkon pezullim të aktakuzës për shkak të vjetërsisë

Strugë, 8 korrik 2024 (MIA) - Në Gjykatën themelore në Strugë është shtyrë seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për furnizim të automobilit luksoz Audi A6 në vlerë prej 67 mijë eurove, për shkak të nevojës së kohës që gjykata t'i shqyrtojë propozimet e të akuzuarit dhe të mbrojtjes.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 2 shtator me dëgjimin e rreth dhjetë dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

"Mbrojtja dhe Prokuroria publike theksuan propozime lidhur me të cilat gjykata duhet të kontrollojë, posaçërisht lidhur me propozimin e mbrojtjes me të cilin gjykata kërkon të sjellë vendim në pikëpamjet të asaj se është vjetëruar ndjekja penale", theksoi gjykatësja Nadica Mitreska.

Prokurori publik në Prokurorinë themelore publike Strugë, Nikolla Jolevski kërkoi gjykata t'i hedhë poshtë dëshmitë e propozuara nga mbrojtja me arsyetimin se janë të paqarta dhe jo të plota do të kontribuojnë për zvarritjen e procedurës.

Avokati i të akuzuarit Igor Petkoski kërkoi gjykata ta refuzojë aktakuzën, sepse, sipas tij, ka kaluar afati i aktakuzës.

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar e ndjekë Merkon për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për shkak të furnizimit të katër automjeteve motorizuese në vlerë të përgjithshme prej rerth 114.000 eurove, mes të cilëve automobil luksoz Audi A6, me çka e ka dëmtuar buxhetin e Komunës në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe në kundërshtim me interesin publik në kushte kur komuna ka pasur borxhe të pashlyeshme dhe xhirollogari të bllokuar.

Me ndryshimet e fundit të Kodit penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimebe - nenit 353, parashihet dënim me burg prej njëd eri katër vite. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR