Është shtyrë seanca gjyqësore për lehonën nga Dibra për shkak të mungesës së ekspertit
- Seanca gjyqësore për rastin me lehonën nga Dibra Jilldiz Veaposka, të cilës gjatë operacionit cezarian në spitalin e Strugës i janë hequr tre organe, në Gjykatën themelore Strugë sot është shtyr për shkak të mungesës së ekspertit të thirrur.
Strugë, 10 korrik 2023 (MIA) – Seanca gjyqësore për rastin me lehonën nga Dibra Jilldiz Veaposka, të cilës gjatë operacionit cezarian në spitalin e Strugës i janë hequr tre organe, në Gjykatën themelore Strugë sot është shtyr për shkak të mungesës së ekspertit të thirrur.
Mjeki Doktor Dabeski nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstertikë , nuk mori pjesë në seancën e sotme për shkak të shfrytëzimit të pushimit vjetor jashtë vendit.
Për vazhdimin e procesit gjyqësor palët do të njoftohen me shkrim për shkak të pensionimit të gjyqtarit Zhivko Avramovski dhe zgjedhjen e një gjyqtari të ri i cili do ta udhëheqë çështjen.
Avokati i të dëmtuarës Veaposka, Sasho Janev, theksoi se gjyqtari i parë për këtë rast është pensionuar, kështu që procesi është rifilluar nga fillimi. Pas daljes në pension të gjyqtarit aktual, ai ka konstatuar se të gjithë po ikin nga kjo çështje, të cilën e quajti “gështenjë e nxehtë”, por në fund pret një vendim fajësie.
Synimi i mbrojtjes, theksoi ai, është që të fillojë me një superekspert, duke theksuar se procesi gjyqësor tashmë është i zvarritur.
Veaposka, nga ana tjetër, nuk ka asnjë pritje, thotë se nuk beson në gjykatë dhe në dëshminë e doktor Dabeskit, i cili sipas saj është në anën e të akuzuarve dhe ka bërë ekspertizë në kundërshtim me atë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
"Nuk e di sa vite do ta kërkoj drejtësinë në këto dyer gjykatash, sepse jam mjaft e dëmtuar fizikisht, jam gjysmë njeri dhe do të jem e shqetësuar edhe psiqikisht. Sa të jem gjallë nuk do të heq dorë nga drejtësia. Nuk e di sa do të jem gjallë dhe psiqikisht sa do të mund t'i përballoj gjithë këto maltretime në këtë gjykatë", tha Veaposka.
Procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, së cilës i është hequr mitra, vezorja dhe veshka pas lindjes me prerje cezariane në Spitalin e Strugës, ndaj tre mjekëve, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij, mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liliana Jovanoska, filloi në qershor të vitit të kaluar. ls/
Foto: MIA