• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është shitur një pjesë e pronës së Mijallkovit, janë kthyer mjete në shumë të përgjithshme prej 332.276 eurove

Është shitur një pjesë e pronës së Mijallkovit, janë kthyer mjete në shumë të përgjithshme prej 332.276 eurove

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Agjrncia për menaxhim me pronë të konfiskuar, sot me anë të ankandit publik shiti një pjesë të pronës së marrë të ish-shefit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sashko Mijallkov. Siç informoi drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu, nga shitja e pronës, në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kthehen mjete në shumë të përgjithshme prej 332.276 eurove.

Nebiu, në konferencën për shtyp pas përfundimit të ankandit, informoi se janë shitur tre banesa në rrugën "Sllavejko Arsov", njëra prej 78 metrave katrorë dhe dy prej 73 metrave katrorë, si dhe dhe garazhë prej 30 metrave katrorë.

"Për patundshmëritë kishte ankand, u zhvillua pa pengesa dhe të njejtat përfunduan me sukses. Në pajtim me vlerat e arritura nga ankandi, në buxhetin e shtetit do të paguhen pjete monetare të cilat ishin marrë nga qytetarët dhe të njejtat do të kthehen në vlerë të përgjithshme prej 332.276 euro", deklaroi Nebiu.

Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar, javën e ardhshme do të kumtojë edhe një ankand publik për pjesën tjetër të pronës së Mijallkovit, e cila paraprakisht me aktvendim gjyqësor i ishte marrë në lëndën e njejtë.

"Njëkohësisht e informojmë opinionin se vazhdojmë më tutje për lëndën e njejtë dhe në kohë sa më të shpejtë do të publikojmë shijtje edhe për patundshmëri të tjera për të cilat tashmë kemi vendime gjyqësore në fuqi", tha Nebiu.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në ankandin publik elektronik dhe shtoi se secili qytetar, person fizik apo juridik, nga Republika e Maqedonisë së Veriut ka të drejtë të merr pjesë në ankandin publik, përveç të punësuarve në Agjencinë për menaxhim me pronë të konfiskuar dhe persoi i dënuar.

Në rastin "Perandoria", Sasho Mijallkov pranoi fajin dhe arriti marrëvehsje me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vite burg dhe marrje e pronës në vlerë prej rreth 30 milionë eurove, mes të cilave 25 banesa dhe parcelat afër hotelit Meriot. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR