• e premte, 27 dhjetor 2024

Është sanuar defekti i cili la pa ujë pjesën më të madhe të rajonit qendror të Shkupit

Është sanuar defekti i cili la pa ujë pjesën më të madhe të rajonit qendror të Shkupit

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Është sanuar defekti i madh në Kejin "Dimitar Vllahov" në afërsi të Qendrës Kulturore Rinore, i cili prej dje paradite la pa ujë pjesën më të madhe të rajonit qendror të qytetit.

Defekti, siç informuan nga ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" është sanuar mbrëmë në orën 03:50.

Për shkak të defektit të gypit të madh të ujësjellësit, me çka ishte vërshuar edhe rruga te QKR, dje prej orës 8:50 pa ujë mbetën shfrytëzusit e një pjese të Kërnjevës, Qeramikës, në Q.T. "Ist Gejt", bulevardi "Aleksandri i Maqedonisë" deri në pompën e benzinës "Luk Oil", Qendra Zjarrfikëse, ndërsa me presion të ulur kishin lagjet "Maxhari" dhe "Hipodrom". fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR