• e diel, 24 nëntor 2024

Është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, është ulur në Liqenin e Dojranit

Është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, është ulur në Liqenin e Dojranit

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Për një centimetër është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit në krahasim me dje, ndërsa për po aq është ulur në Liqenin e Dojranit, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Megjithatë, edhe krahas kësaj niveli i Liqenit të Ohrit është më i ulët për marsin edhe atë për 24 centimetra. Nivel më të ulët për 1,98 metra nga ai mesatar ka në Liqenin e Prespës, përderisa niveli i Liqenit të Dojranit është për 2,4 metra më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit. 

Më të ulëta se mesataret janë edhe nivelet e ujit në pjesën më të madhe të lumenjve në vend por më shpesh janë afër mesatares. Përjashtim bën lumi Bregallnicë në vendin matës në Berovë ku niveli është për 5,5 herë më i ulët se mesatarja. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR