• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është rinovuar ambulanca neurologjike në Klinikën e fëmijëve, është siguruar aparat i ri - echosonograf

Është rinovuar ambulanca neurologjike në Klinikën e fëmijëve, është siguruar aparat i ri - echosonograf

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) -  Tri klinika konsulente, një sallë ekosonografie dhe dy dhoma EEG, ku mesatarisht në muaj ekzaminohen një mijë pacientë, janë rinovuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë vizitës së sotme në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, informoi se është rinovuar komplet ambulanca neurologjike. 

"Rinovimi i kësaj pjese ndoshta më të ngarkuar të Klinikës për sëmundjet e fëmijëve do të rezultojë në punë më efektive, personel të kënaqur dhe shërbim cilësor për pacientët më të vegjël që trajtohen këtu. Prioritet i Ministrisë së shëndetësisë është përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe investimi në pajisje moderne diagnostike. Për këtë qëllim në periudhën e kaluar është siguruar aparati i ri - echosonograf, gjegjësisht aparat ekografik premium color Doppler, i cili mundëson diagnostikim cilësor, në kohë dhe të saktë, theksoi Taravari gjatë vizitës në këtë klinikë.

Ministri shtoi se shpreson që të sigurojnë edhe një echosonograf dhe një elektromiograf.

Ambulanca neurologjike në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve është qendër unike për diagnostikimin dhe trajtimin specifik të pacientëve me sëmundje neurologjike nga të porsalindurit deri tek adoleshentët. fc/

Fotografia: Ministria e Shëndetësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR