• e martë, 24 dhjetor 2024

Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë për periudhën janar-qershor 2024 dhe pagesa për prodhimin e perimeve

Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë për periudhën janar-qershor 2024 dhe pagesa për prodhimin e perimeve

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot ka kryer pagesën e subvencioneve për vitin 2024.

Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024. Janë paguar 294.212.786,00 denarë për 4.533 prodhues të qumështit të lopës, deles dhe dhisë, të regjistruar si kultivues të bagëtisë, deleve dhe dhive, të cilët qumështin e prodhuar e kanë dorëzuar tek blerësit e regjistruar të qumështit të papërpunuar gjatë muajve janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor 2024.

"Gjithashtu, është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 83.451.028,00 denarë për 10.727 bujq, për masën 1.4 - pagesa direkte sipas sipërfaqes së tokës bujqësore të punuar për prodhim perimesh dhe lulesh në hapësirë të hapur dhe në serra, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024", njoftuan nga MBPEU.

Siç bëhet e ditur në kumtesë, kujdesi për bujqit është dëshmuar në praktikë përmes pagesës së të gjitha subvencioneve të prapambetura nga vitet e kaluara, ndërsa me intensitet të pandërprerë po bëjmë pagesat edhe për subvencionet aktuale për vitin 2024. fc/

Fotografia: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR