• e hënë, 08 korrik 2024

Është publikuar Lista e Shangait, edhe këtë vit në një mijë vendet e para nuk ka ndonjë universitet të vendit

Është publikuar Lista e Shangait, edhe këtë vit në një mijë vendet e para nuk ka ndonjë universitet të vendit

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Në kreun e rangimit më të ri të universiteteve në botë në vitin 2023 në  Lisën e Shangait edhe më tej janë universitetet nga SHBA-ja, Harvard, Stenford dhe Instituti për teknologji Masaçusets (MIT). Në listën mes një mijë universiteteve të para në botë edhe këtë vit nuk ka asnjë nga shteti ynë.

Në vendin e katërt është Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, në vendin e pestë është Universiteto i Kalifornisë në Berkli, e më pas pason "Prinston" në SHBA. Në vendin e shtatë është Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në vendin e tetë është "Kolumbia" në SHBA. Më pas pasojnë Instituti teknologjik në Kaliforni, si dhe Universiteti në Çikago.

Tek universitetet në rajon, është vërejtur përmirësim tek Universiteti i beogradit, i cili nga pozita mes 401 dhe 500, tani është mes 301 dhe 400.

Universiteti në Zagreb e ruajti rangimin e vitit të kaluar mes 401 dhe 500.

Universiteti në Lubjanë është mes 601 dhe 700, ndërsa në listë i gjendën edhe katër universitete greke. Përveç shtetit tonë, në Listën e Shangait nuk ka asnjë universitet nga Bullgaria dhe Shqipëria. ab/

Foto/ Prinskrin

QËNDRONI TË LIDHUR