• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është privuar nga liria një inspektore për shkak të marrjes së ryshfetit

Është privuar nga liria një inspektore për shkak të marrjes së ryshfetit

Kumanovë, 1 nëntor 2024 (MIA) - Policia arretoi një inspektore nga Kumanova, gjatë marrjes së ryshfetit, kumtoi sot MPB. Në kumtesë ceket se inspektorja është arrestua në restoran, psai që pranoi para të përpunuara teknikisht të cilat ia ka dhënë një qytetar të cilit atij paraprakisht i ka kërkuar ryshfet, fillimisht 1.500, e më pas edhe 4.000 euro për të mos i dhënë vendim për ndalesë të ndërtimit.

Nga MPB informuan se SPB Kumanovë në bashkëveprim me Sektorin për polici kriminalistike sot në orën 13:30 ka vepruar me urdhër të Prokurorisë themelore publike Kumanovë për ndriçim të veprës penale "marrje ryshfeti" me ç'rast është privuar nga liria L.T., inspektore e autorizuar e ndërtimit në Komunën e Kumanovës, e cila është hasur duke marrë ryshfet prej 4.000 eurove.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, L.T. do të nxirret para prokurorit kompetent publik pranë PTHP Kumanovë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR