• e premte, 27 dhjetor 2024

Është parandaluar një kontrabandë e marijuanës dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria në territorin e Maqedonisë së Veriut

Është parandaluar një kontrabandë e marijuanës dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria në territorin e Maqedonisë së Veriut

Tiranë, 5 janar 2024 (MIA) - Policia shqiptare ndaloi një banor në Paskuçan të Tiranës, gjatë tentativës për të kontrabanduar marijuanë dhe armë zjarri me municion në Maqedoninë e Veriut me automjetin e tij taksi.

"Është finalizuar aksioni policor me kodin “Shofer Taksi”, në të cilin është arrestuar personi M.M. (51), pasi gjatë kontrollit të automjetit që e ka shfrytëzuar për taksi janë zbuluar 8.2 kilogramë marijuanë dhe një armë zjarri automatik “Skorpion” me municion. Të njejtat u paketuan në dy thasë dhe u vendosën në valixhe pasagjerësh. Automjeti u ndalua në afërsi të Pogradecit dhe destinacioni përfundimtar i sekuestrimit ishte Maqedonia e Veriut", thuhet në kumtesën e policisë.

Shtohet se aksioni është pjesë e masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i Ligjit”, për parandalimin dhe zbulimin e krimit kufitar.

Kjo nuk është tentativa e parë për të kontrabanduar marijuanën nga territori shqiptar në atë të Maqedonisë së Veriut, nga kjo pjesë e Shqipërisë, por në shumicën e rasteve kontrabandistët e drogës tentojnë ta bëjnë këtë me varka nëpër liqenin e Ohrit.

Së fundmi policia e Pogradecit ka sekuestruar rreth 30 kilogramë marijuanë, e cila supozohej të futej kontrabandë me një anije peshkimi dhe pronarit të transportit të drogës është dashur t'i paguajnë 500 euro kilogram. sa/

foto: policia shqiptare

QËNDRONI TË LIDHUR