• e enjte, 05 dhjetor 2024

Është paguar mbështetja financiare për organizatat e konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimin e laboratorëve

Është paguar mbështetja financiare për organizatat e konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimin e laboratorëve

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ndau mjete financiare për organizatat e konsumatorëve për zbatimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve, Programit për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe avancimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, aktivitetet programore të rrjeteve të zejtarëve të biznesit, si dhe Programin për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për realizimin e programeve (projekteve) të shoqatave të konsumatorëve, ka ndarë mjete financiare për organizatat e konsumatorëve në qytete të ndryshme të shtetit. Janë ndarë mjete për Organizatat e Konsumatorëve të Ohrit dhe Manastirit, 350.000,00 denarë, Organizatat e Konsumatorëve të Koçanës 319.500,00 denarë, Organizata e Konsumatorëve të Shtipit: 300.000,00 denarë, Organizatat e Konsumatorëve të Tetovës: 340.000,00 denarë dhe Organizatat e Konsumatorëve të Maqedonisë-Shkup (OKM): 340.200,00 denarë.

Në kuadër të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve, Ministria e Ekonomisë dhe Punës realizon bashkëfinancimin e projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që lidhen me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e biznesit dhe konkurrencës, për bashkëfinancimin e projekteve të shoqatave, fondacioneve dhe odave të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarëve, etj., si dhe bashkëfinancimin e projekteve për veprimtari zejtare. Për të tre masat, është parashikuar bashkëfinancim i 70% të shpenzimeve të projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant, ndërsa pas realizimit të programit, do të ndahen subvencione për 26 projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.132.240 denarë.

Siç informon Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka realizuar masën për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve për akreditimin e laboratorëve, parashikohet zgjerimi i fushëveprimit të akreditimit të laboratorëve ekzistues për testimin ose prokurimin e pajisjeve për laboratorët për lëshim në treg të produkteve me cilësi të sigurt. Në kuadër kësaj mase, parashikohet bashkëfinancimi i shpenzimeve prej 50% të shumës jo më shumë se 400.000 denarë për secilin aplikant. Vlera e përgjithshme e vlerësuar është 3.000.000 denarë. Përdorues të kësaj skeme janë 11 laboratorë. 

Te masa e kompensimit të një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste, vlera e përgjithshme e mjeteve është 2.000.000 denarë, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Punës bashkëfinancoi tetë kompani.

Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të zbatojë masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrentësisë, bëhet e ditur në kumtesë.

Lista e përdoruesve është tashmë e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR