• e premte, 05 korrik 2024

Është normalizuar komunikacioni në rrugën Dibër-Qendër Zhupë

Është normalizuar komunikacioni në rrugën Dibër-Qendër Zhupë

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Nga ora 19:20 është normalizuar komunikacioni në rrugën Dibër-Qendër Zhupë në të dy drejtimet, kumtoi sot LAMM.

Komunikacioni në këtë drejtim rrugor është ndërprerë që nga pasditja e sotme për shkak të një aksidenti trafiku në afërsi të Urës së Mullirit.

Në aksidentin e trafikut, siç deklaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski për MIA-n, kanë qenë të përfshirë tre automjete me targa të Maqedonisë, ku fatmirësisht lëndime të lehta ka pësuar vetëm një i mitur. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR