• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është ngritur procedurë hetimore kundër një nëpunësi policor i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës

Është ngritur procedurë hetimore kundër një nëpunësi policor i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekejn e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur procedurë hetimore kundër një polici nga Stacioni Policor Bit Pazar i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës.

"Prokurori publik kompetent nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së djeshme, duke vepruar sipas kallëzimit penal të dorëzuar nga Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nxjerrë Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një nëpunësi policor. I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës” nga neni 189 paragrafi 1 i Kodit Penal", qëndron në kumtesën nga Prokuroria publike e RMV-së.

Ekziston dyshim i bazuar, siç theksohet se i dyshuari - polic me uniformë nga SP Bit Pazar, më 31.07.2024 në ora 22:30 në Bul.Kërste Misirkov në Shkup, përballë hotelit "Diamond", ka keqpërdorur pozitën e tij në atë mënyrë që pasi ka ndaluar automejtin me sinjalizimin e tij e ka hapur derën e automjetit dhe e ka prekur viktimën në trup. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR