• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është ngritur aktakuzë për dhunën ndaj ekipit televiziv të Alsatit në Çarshinë e vjetër

Është ngritur aktakuzë për dhunën ndaj ekipit televiziv të Alsatit në Çarshinë e vjetër

Shkup, 5 nëntor 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup me gjykatën komptente ka ngritur aktakuzë kundër një 53 vjeçari për veprën penale - Dhunë sipas nenit 386 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal. I pandehuri, më 21 gusht, para një dyqani berberi në Çarshinë e vjetër, ka keqtrajtuar, ka ofenduar rëndë dhe është sjellë në mënyrë të dhunshme ndaj ekipit të gazetarëve të TV Alsat dhe ka shkaktuar ndjesi të shqetësimit dhe frikës tek dëshmitarët e ngjarjes, kumtoi Prokuroria

"Derisa një kameraman dhe dy gazetare kanë xhiruar në televizion, ai fillimisht ka dalë nga dyqani i berberit dhe ka filluar t'i shajë me zë të lartë. Pastaj është futur brenda dhe i ka marrë gërshërët, pas së cilës është kthyer tek të dëmtuarat dhe u është kërcënuar se do t'i vrasë. Ata kanë filluar të tërhiqen në lokacion tjetër, poir në atë moment i pandehurit i është afruar nga prapa kameramanit dhe e ka goditur me grusht në kokë. I dëmtuari e ka humbur baraspeshën nga goditja dhe e ka lëshuar kamerën. Pastaj është çuar në këmbë dhe ka filluar të vetëmbrohet nga goditjet e të pandehurit. Shpejt kanë ndërhyrë edhe qytetar të tjerë për të parandaluar dhunën e mëtejshme dhe të akuzuarin e kanë tërhequr zvarrë drejt dyqanit", thekson Prokuroria.

Siç thuhet, që nga fillimi i procedurës për të dyshuarin janë në fuqi masat e kujdesit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR