• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është ndriçuar rasti me automjetet e djegura dhe objektin në Kumanovë, kryesi është privuar nga liria

Është ndriçuar rasti me automjetet e djegura dhe objektin në Kumanovë, kryesi është privuar nga liria

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, sot në mëngjes, në orën 01:10, pas informatave të marra operative dhe në kooridnim me SPB Kumanovë me Sektorin për polici kriminalistike pranë Byrisë për siguri publike dhe SPB Shkup, nëpunës policorë nga Njësia për polici intervente pranë SPB Shkup, e privuan nga liria F.A.(35) nga Kumanova.

MPB kumtoi se ai dyshohet se më 02.12.2024 në Kumanovë ua ka vënë zjarrin tre automjeteve dhe një objekti afarist.

"F.A. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionit policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzimi penal", kumtuan nga MPB. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR