• e diel, 05 janar 2025

Është ndaluar për qarkullim ura e Vardarit pranë Bashino Sello në hyrje të Velesit

Është ndaluar për qarkullim ura e Vardarit pranë Bashino Sello në hyrje të Velesit

Veles, 3 janar 2024 (MIA) - Për shkak të përkeqësimit të situatës dhe ndërtimeve me rrezikshmëri të lartë, siç paralajmëron Fakulteti i Ndërtimtarisë nga Shkupi, sot inspektorët e MPB-së kanë ndaluar qarkullimin në urën e Vardarit në Bashino Sellë në njërën nga hyrjet e Velesit, derisa të gjendet zgjidhje përkohësisht. Njëra korsi e urës pritet të përshtatet për qarkullim deri në ndërtimin e një ure të re pesëdhjetë metra poshtë asaj ekzistuese. Deri atëherë pjesa më e madhe e qarkullimit do të zhvillohet përmes zonës qendrore të qytetit të Velesit, ku turma tashmë është krijuar që nga sot.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka inspektuar urën në Bashino Sellë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolovski dhe drejtorin e NPRRSH Koce Trajanovski dhe kryetarin e komunës së Velesit Marko Kolev.

Komuna e Velesit në ditët në vijim do të presë zgjidhje teknike për sanimin e urës nga dekani dhe shërbimet profesionale të Fakultetit të Ndërtimtarisë nga Shkupi, në mënyrë që të paktën njëra korsi e urës të rihapet për trafiku për 60 deri në 90 ditë.

Siç informoi sot kryetari Marko Kolev, paralelisht po punohet për projektimin dhe ndërtimin e një ure të re pesëdhjetë metra më larg nga kjo urë.

Kryeministri Mickoski tha se edhe pse në vitin 2018 kryetari i atëhershëm ka bërë apel për rindërtimin e urës, kjo nuk është bërë.

"Është mirë të dihet se kjo urë është ndërtuar në vitin 1971 si një zgjidhje e përkohshme nga Armata e atëhershme. Pas kaq shumë vitesh, do të thosha se nëse e shohim sot, bëhet fjalë për 53 vite, kjo zgjidhje e përkohshme ngadalë por sigurt është kthyer në një zgjidhje të përhershme dhe kemi arritur në një gjendje ku është e domosdoshme të ndërmerren hapa të tilla. Unë, në emrin tim, do të doja t'u kërkoja falje banorëve të Velesit dhe të gjithë atyre qytetarëve që, për fat të keq, në periudhën e ardhshme do të përballen me trafik të shtuar nëpër Veles dhe nuk do të mund të përdorin këtë urë për qarkullim. Me të vërtetë më vjen keq që kjo duhet të ndodhë, por është më mirë që ne të përballemi me një goditje politike sesa të ndodhë humbja e ndonjë jete njerëzore. Për fat të keq, 53 vite nuk është bërë asgjë, viti i 54-të me rradhë nuk është ndërmarrë asnjë veprim", tha Mickoski.

"Asgjë nuk është bërë dhe tani ndodhemi në situatën që jemi, ku kolegët nga Fakulteti i Ndërtimtarisë pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" kanë dalë me përfundim ku thuhet se, për momentin, ndalohet çdo lloj trafiku mbi këtë urë, sepse konstruktet janë me rrezik të lartë.Ja se si duken përafërsisht mbajtësit horizontalë. Mund të shihni se si duket përafërsisht. Praktikisht kemi një shkatërrim total të armaturës dhe strukturës së betonit, përafërsisht kështu duket e gjithë kjo", tha Mickoski duke treguar fotot e konstruimit të urës duke thënë se ajo është shkatërruar plotësisht.

 Janë angazhuar edhe ekipe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësitë speciale janë këtu, zhvillohen dhe aktivitete zhytëse që të mund të  kryejnë regjistrime prej anës së poshtme, në pjesën e themeleve që të mund tu japin të dhëna kolegëve prej Fakultetit të Ndërtimtarisë, sa më shpejt të mund të përgadisin zgjidhjen teknike për të cilën foli edhe kryetari i komunës,që të mundet më së voni brenda 90 ditëve të kemi një zgjidhje për qarkullim të pjesshëm, të paktën në një korsi, me përdorimin e sinjalizimeve me semafor.  

Ndërtimi i urës së re duhet të fillojë në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të jetë rreth pesëdhjetë metra larg nga ajo ekzistuese.

"Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore më ka informuar se në periudhën e ardhshme, një apo dy javët e ardhshme, më së voni një muaj, do të përfundojë thirrja për përzgjedhjen e projektuesve. Ata menjëherë do të mund të fillojnë me projektimin. Projektimi do të zgjasë një ose dy muaj, pas së cilës do të nisë prokurimi publik, tenderi dhe presim që në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të përfundojë projekti dhe të përzgjidhet realizuesi e kështu me rradhë dhe të mund të ndërtohet ura e re"; tha Mickoski. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR