• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është ndërprerë transporti i dy kilogramëve kokainë në aeroportin e Shkupit

Është ndërprerë transporti i dy kilogramëve kokainë në aeroportin e Shkupit

Shkup, 10 nëntor 2024 (MIA) - Mbrëmë në orën 23:50 në vendkalimin kufitar "Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup", pasi i ishte ndaluar hyrja në vend, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike privuan nga liria D.S.A.D. (34) nga Brazili, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogave narkotike,  substancave psikotrope dhe prekursorëve".

"Gjatë kontrollimit të shtetasit brazilian nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Departamentit për Trafikim ilegale me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare "Aeroporti ndërkombëtar – Shkup" në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, gjatë të cilit është përdorur dhe një qen zyrtar nga ekipi mobil i Drejtorisë Doganore, në njërën nga dy valixhet e D.S.A.D. u gjetën dy kilogramë kokainë. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me D.S.A.D., i cili ka pranuar se për transportin e drogës nga Sao Paulo deri në Shkup është angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë për një kompensim prej 5.000 eurosh", njoftoi sot MPB.

Nga aty theksojnë se në bazë të informacioneve të mbledhura për persona të përfshirë në transportin e drogës, në bashkëpunim me SPB Ohër, pas urdhrit të lëshuar më parë për bastisje nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Ohër, është kryer bastisje në Ohër tek vëllezërit Q.N (36) dhe H.N. (28), të cilët pas bastisjes janë privuar nga liria.

"Policët nga DPB Strugë kanë kryer kontrolle në dy lokacione, tek S.K. (36), për të cilin është lëshuar urdhër arresti. Nga ana e SPB Shkup te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot do të dorëzohet kallëzim penal  kundër katër personave të përfshirë në organizimin dhe kryerjen e transportit të dy kilogramëve kokainë", thonë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR