• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Është ndërprerë procedura penale për rastin "Trajektorja"

Është ndërprerë procedura penale për rastin

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Duke marrë parasysh  propozimin e Pokurorisë Publike  dhe ndryshimet në Kodin Penal, Këshilli Gjyqësorë pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot e ka ndërprerë procedurën penale për rastin "Trajektorja". 

"Duke marrë parasysh propozimin e PP dhe ndryshimet e KP, Gjykata ka marrë vednim, të ndërpritet procedura penale kundër të pandehurve Vladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Lupço Georgievski për "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar", si dhe aktakuzën kundër Nikolla Gruevskit për vepër penale "shpërblim për ndikim të kundërligjshëm", tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, gjyqtari Ilija Trpkov.

Ky vendim vjen menjëherë pas propozimit të PP, i cili, pason pas ndryshimeve në Kodin Penal, ndërsa shpenzimet e procedurës, konfom vendimit të sotëm, janë në ngarkim të shtetit.

Prokurorja, Lile Stefanova në seancën e sotme ka kërkuar që të tërhiqet aktakuza ndaj të akuzuarit Nikolla Gruevski për shkak të shfaqes së vjetërsimit absolut, ndërsa për të tre të akuzuarit e tjerë të ndërpritet procedura për shkak të ndryshimeve në KP.

Rasti ka të bëjë me procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë-Ohër, i njohur si, "Trajektorja". Sipas aktakuzës, të pandehurit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime, me të cilat kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre të procedurës për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Me këtë i kanë shkaktuar dëme buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR