• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është ndërprerë bojkoti i makinistëve , qarkullimi i trenave të mallrave fillon sonte, ndërsa ai i udhëtarëve nga e marta

Është ndërprerë bojkoti i makinistëve , qarkullimi i trenave të mallrave fillon sonte, ndërsa ai i udhëtarëve nga e marta

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Qarkullimi i trenave të mallrave të jetë në funskion prej sonte, ndërsa ai i udhëtarëve nga e marta e javës së ardhshme, janë marrë vesh personeli i makinistëve dhe personeli ekzekutiv në HRMV Transport dhe udhëheqësia e ndërmarrjes. 

Toni Dimovski, përfaqësues i makinistëve për MIA-n deklaroi se është arritur marrëveshje për ndërprerje të bojkotit të cilin e filluan në datën 25 të muajit të kaluar për pagesën e pjesës së dytë të pagës së korrikut, si dhe për rregullshmëri në pagesë, që është shkak i shpeshtë për bojkote në ndërmarrjen hekurudhore. 

"Bojkoti është ndërprerë sepse në bisedimet me ekipin e menaxherëve është arritur marrëveshje pozitive. Do të tërhiqen suspendimet për kolegët dhe nuk do të ketë asnjë sanksion", thotë Dimovski. 

Personeli i makinistëve dhe personeli ekzekutiv në HRMV Transport, e filloi bojkotin për shkak të pjesës së dytë të papaguar nga paga për korrikun e këtij viti. 

Nga fillimi i bojkotit nuk qarkulluan as trenat e udhëtarëve e as trenat e mallrave. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR