• e premte, 27 dhjetor 2024

Është nënshkruar Marrëveshje për vëllazërim të komunave të Shkupit Çair dhe Saraj me Komunën malteze L-Isla

Është nënshkruar Marrëveshje për vëllazërim të komunave të Shkupit Çair dhe Saraj me Komunën malteze L-Isla

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Në Shkup sot u nënshkrua Marrëveshje për vëllazërim mes komunave të Shkupit Çair dhe Saraj me Komunën malteze L-Isla.

Marrëveshja u nënshkrua nga ana e kryetarëve të komunave Çair dhe Saraj, Visar Ganiu dhe Blerim Bexheti dhe prefektit të L-Isla, Klive Pulis.

Kryetari i Komunës së Çairit, Ganiu theksoi se kjo marrëveshje është e kahëzuar drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes banorëve të këtyre tre komunave dhe krijimit dhe zbatimit të programeve të cilat do të promovojnë marrëdhënie më të fuqishme mes tyre, pjesëmarrje në projekte të përbashkëta, investime, por edhe vizita të ndërsjellta të të dy vendeve. Ai theksoi se Komuna e Çairit deri më tani është vëllazëruar me 12 komuna nga shtete të ndryshme.

"Projektet do të jenë të interesit të përbashkët në fushën e zhvillimit lokal, efikasitetit energjetik, cilësisë së shërbimeve lokale, të rinjve, sportit dhe arsimit. Do të bashkëpunojmë në të gjitha këto sfera", tha Ganiu.

Prefekti i Komunës malteze L-Isla, Klive Pulis theksoi se bashkëpunimi i komunave në sektorin ndërkombëtar është mundësi e shkëlqyeshme për këmbim të përvojave, promovimit të qyteteve, si dhe këmbim të përvojave praktike në punë.

Edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Bexheti e potencoi kënaqësinë nga vëllazërimi me Komunën L-Isla dhe theksoi se bashkëpunimi është i mirë për shfrytëzim të përvojave nga Malta në rrugën e shtetit tonë drejt perspektivave evropiane. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR