• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është miratuar Plani zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit

Është miratuar Plani zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit sot me 28 vota “për”, një abstenim dhe pa asnjë votë kundër e miratuan Propozim-Planin Zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2024-2026.

Nga Sektori për komunikacion pranë Qytetit të Shkupit informuan se ky plan zhvillimor tregon aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme trevjeçare me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve, përparimit dhe përmirësimit të transportit publik në kryeqytet.

"Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me reformimin e transportit me autobus dhe do të fillojë rradhazi me parkun vozitës të NQP “Shkup” me autobusë të rinj ekologjikë. Është duke u bërë studimi për rrjete të reja të linjave me të cilat do të fitojmë rrjet optimal sipas nevojave të shfrytëzuesve për transport publik, informuan sot pasdite nga Qyteti i Shkupit në vazhdim të seancës së 51-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ata shtojnë se do të vazhdojë rinovimi i pajisjeve urbane në stacionet dhe terminalet e autobusëve, si dhe përmirësimi i sistemit për informimin e udhëtarëve.

Parashikohet përmirësimi i sistemit të integruar tarifor me qëllim të përmirësimit të cilësisë së transportit dhe për qarkullim më të madh të udhëtarëve në automjete, subvencionimi i transportit taksi në Shkup përmes thirrjes publike për subvencionimin e automjeteve taksi ekologjike.

Përkrahje nga këshilltarët kanë marrë Propozim-programi i aktiviteteve në sferën e komunikacionit në zonën e Qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programi i aktiviteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në zonën e Qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programi i aktiviteteve në sferën e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programi për ndryshimin e programit për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në sferën e arsimin e mesëm për vitin 2024, Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e programit për financimin e institucioneve publike në Qytetin e Shkupit dhe aktivitetet nga fusha e kulturës në interes të qytetit të Shkupit për vitin 2024, për Programin për Mbrojtjen e Parkut Natyror Gazi Baba për vitin 2024, për Propozimin e Programit vjetor për Mbrojtjen e Natyrës për Zonën e Mbrojtur Vodno, Propozim-plan për efikasitet energjetik të qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programin për ndryshimin e programit për ruajtjen e pastërtisë publike, ngritjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, kryerjen e dezinfektimit parandalues ​​dhe dekorimin me flamuj të qytetit të Shkupit me rastin e festave publike dhe raste të tjera në zonën e qytetit të Shkupit për vitin 2024.

Këshilltarët nuk e miratuan Propozim programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit për bashkëpunim me shoqata dhe fondacione në vitin 2024.

Përkrahje nuk mori edhe Vendimi për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për implementimin e projektit vendosje e Transportit të shpejtë të autobusëve (BRT) në Qytetin e Shkupit, si dhe Vendimi për furnizimin e eko-autobusëve. ls/ 

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR