• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është miratuar informacioni i MM për qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në vendin tonë për pjesëmarrje në stërvitjen "Brave Partner- 23"

Është miratuar informacioni i MM për qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në vendin tonë për pjesëmarrje në stërvitjen

Shkup 24, nëntor 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e ka miratuar Informacionin e Ministrisë së Mbrojtës për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës ës Maqedonisë së Veriut, për pjesmarrje në stërvitjen "Brave Partner - 23" dhe mori një Vendim të këtillë.

Anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO kërkoi edhe pjesmarrje aktive në aktivitetet e përbashkëta stërvitore, gjë që rrit aftësitë mbrojtëse të Aleancës për mbrojtje dhe parandalim. Në këtë drejtim, stërvitja "Brave Partner - 23" siç njofton Ministria e Mbrojtës është organizuar plotësisht nga Armata e Forcave të armatosura (FA) të SHBA-së për Evropë", thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.  

Në stërvitje janë planifikuar të marrin pjesë, njesitet nga regjimenti i dytë i kalorësisë së forcave të armatosura të SHBA-së, në Poligonin ushtarak Krivollak, që e konfrimon pozicionin kyç gjeostrategjik të Republikës së Maqedonis së Veriut. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR