• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike

Shkup, 8 shtator 2023 

Pas Kuvendit themelues jashtëzakonisht të suksesshëm dhe procesit të mbledhjes së nënshkrimeve për regjistrimin e partisë në afat rekord, sot (7.9. 2023) në Tetovë, nën udhëheqjen e kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit themelues. Në këtë mbledhje, në të cilën u bë fjalë për rrjedhën e organizimit të Lëvizjes dhe për aktualitetin politik, u mor vendimi që të vazhdojë regjistrimi i anëtarëve të rinj të LD jo vetëm online, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në këtë mbledhje u konstatua se sa i përket regjistrimit të anëtarëve të rinj, interesimi i ka kaluar të gjitha pritshmërit dhe kjo, padyshim, shton motivin për angazhim maksimal drejt realizimit të objektivave kryesore që do të sjellin ndryshimin në skenën politike.

Këshilli themelues njëherit mandatoi kryetarin Mexhiti për të bashkëvepruar edhe më tutje dhe në mënyrë intensive me frontin opozitar shqiptar për t’i dhënë fund qeverisjes së pushtetit të korruptuar, i cili siç duket, me veprimet e fundit, sidomos me ndryshimet skandaloze në Kodin penal, edhe vetë e ka kuptuar se fundi nuk është larg.

Shërbimi për informim i Lëvizjes Demokratike

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR