• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është lejuar ekstradimi i Lupço Palevskit - Pallço

Është lejuar ekstradimi i Lupço Palevskit - Pallço

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se është marrë njoftim zyrtar se ekstradimi i Ljupço Palevksit është lejuar. Palevski është i dyshsuar për dy vepra penale "rrëmbim" dhe "vrasje në mënyrë mizore" të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n theksojnë se ka përfunduar procesi gjyqësor dhe procedura administrative dhe tani mbetet vetëm të realizohet transferi.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga muajin e kaluar deklaroi se pjesa gjyqësore në Turqi për ekstrradimin e Ljupço Palevskit - Pallço ka përfunduar, mbetet vetëm pjesa administrative.

"Gjatë vizitës zyrtare në Turqi na u tha se pjesa gjyqësore lidhur me ekstradimin e Ljupço Palevskit Pallço teka ata ka përfunduar dhe mbetet vetëm pjesa administrative. Sipas rregullave të tyre, atje së pari duhet të nënshkruhet nga ana e Ministrisë së tyre të Punëve të Brendshme, e më pas drejt ministrit të Drejtësisë", deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Nga Prokuroria publike kumtuan se procedura për ekstradim do të kryhet përmes Ministrisë ë Punëve të Brendshme. Sipas propozimit të Prokurorisë themelore publike Shkup të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit e cila duhet të zbatohet menjëëherë pas dorëzimit të tij.

Ljupço Palevski Pallço mbi tre muaj ndodhet në burg ekstradues në Turqi.

Për bashkëpjesëmarrje ngarkohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup. Në paraburgim ndodhet edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar gjatë rrëmbimit.

Me masa kujdesi për këtë rast është edhe Stefan Dimovski, shoferi i të dyshuarit të parë për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, i cili dyshohet për ndihmë gjatë arratisë. ab/

Fotо: MIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR