Është lënduar rëndë një punëtor në një firmë në Shkup
- - Një shkupjan 23-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës.
- Post By Fami Bajrami
- 16:47, 6 qershor, 2024
Shkup, 6 qershor (MIA) - Një shkupjan 23-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës.
Siç kumtoi MPB-ja, rasti dje në SPB - Shkup ishte raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Shën Naumi i Ohrit".
"Nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit 'Shën Naumi i Ohrit' Shkup është raportuar se për ndihmë u ka ardhur M.N.(23) nga Shkupi, i cili ka raportuar se është lënduar me datë 04.06.2024 gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës. Mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore dhe për ngjarjen është njoftuar edhe një inspektor i punës", bëjnë të ditur nga MPB-ja. rq/fc/
Foto: Arkivi i MIA-s