• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është lënduar një person me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar

Është lënduar një person me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Një person është lënduar me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup. Personi i lënduar me plagë nga arma e zjarrit në këmbë është dërguar në spital, ndërsa policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

"Sot (07.02.2024) nga SPQ "Shën Naumi i Ohrit" në SPB Shkup  është paraqitur se tek ata është dërguar P.P. (24) me plagë nga arma e zjarrit në këmbë, ndërkaq, sipas paraqitjes, ndaj tij në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka shtënjë një person. Sipas informatave fillestare, ndaj P.P. ka shtënë R$.SH.. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit", informojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se këto janë informata fillestare, ndërsa gjatë ditës do të dalin me më shumë informata. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR