• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është konfirmuar dënimi me burg të përjetshëm për shefin e "Koza nostrës", Mateo Mesina Denaro

Është konfirmuar dënimi me burg të përjetshëm për shefin e

Palermo, 20 korrik 2023 (MIA) - Gjykata e ankimimit në Kaltaniseta, Sicili, Itali, dje e konfirmoi dënimin m burg të përjetshëm për shefin tashmë të arrestuar të mafies siciliane "Koza nostra" - Mateo Mesina Denaro, për shkak të përzierjes së tij në dhjetëra vrasje, sulme me bombë, vdekje të një djali 12-vjeçar...

Këtu bëjnë pjesë edhe sulmet me bombë në vitin 1992, kur jetën e humbën gjykatësit kundër mafies, Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Gjykata e pranoi kërkesën e prokurorit publik ditën kur Italia e shënoi 31-vjetorin e sulmit me bombë në Via D'Amelio në Palermo, ku jetën e humbën Borselino dhe pesë pjesëtarë të sigirimit të tij.

Shefi i Koza Nostrës, i cili 30 vite ishte në arrati, është zënë në janar në klinikën për kancer në Palermo. Ai tani ndodhet në burgun e sigurisë maksimale në L'Akuila.

Denaro, përndryshe është i dënuar edhe për vrasjen e Xhuzepe di Mateo i cili në vitin 1993 ishte vetëm 12-vjeçar. Mafiozi e kishte organizuar rrëmbimin e fëmijës për ta detyruar babain e tij të heqë dorë nga dëshmia kundër mafies. Ai e mbante djalin të robëruar për mbi dy vite (800 ditë), më e pas e kishte mbytur dhe e kishte tretur truoin e tij në acid.

Në mesin e aktvendimeve është edhe ai për sulmet me bombë ndaj monumenteve fetare dhe kulturore në Milano, Romë dhe Firencë në vitin 1993, kur jetën e humbën 10 persona, ndërsa 40 u lënduan. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR