• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është i mundur ribalanci i Buxhetit në shtator

Është i mundur ribalanci i Buxhetit në shtator

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Nëse vlerësohet se është e nevojshme, mund të bëhet ribalancim i buxhetit në shtator, tha sonte ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Siç theksoi Besimi në një intervistë për televizionin Sitel, deri më tani mjetet janë realizuar sipas planit dhe në Buxhet janë siguruar 225 milionë euro për masat kundër krizës që qëndrojnë si rezervë.

"Deri tani jemi duke e realizuar atë që kishim planifikuar. Për sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve jemi afër 50 për qind, për deficit jemi në 55 për qind, sepse shpenzimet kapitale këtë vit kanë një rritje dukshëm më të madhe dhe krahasuar me vitin e kaluar kemi për 1.5 herë shkallë më të lartë të realizimit, mbi 45 për qind në këtë fazë. Jemi ende në plan, besojmë se deri në fund të vitit do të mbetet brenda planit, mund të jetë në shtator, nëse paraqitet nevoja, domethënë në situata të tilla krize, nëse është e nevojshme, mund të të ripërcaktohen gjërat. Në Buxhet kemi paraparë edhe 225 milionë euro për masat kundër krizës që qëndrojnë si rezervë, tashmë kemi paguar 60 milionë për EMV-në sa i përket subvencioneve për çmimin e energjisë elektrike. Ka ende vend për mbështetje deri në fund të vitit për nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë që janë më të prekura nga inflacioni dhe kriza energjetike", theksoi Besimi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR