• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është herët të kthehet TVSH-ja për energjinë nga 10 në 18 për qind, vlerëson Bislimoski

Është herët të kthehet TVSH-ja për energjinë nga 10 në 18 për qind, vlerëson Bislimoski

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski konsideron se është herët që TVSH-ja për energjinë të amvisërive  të kthehet nga 10 në 18 për qind.

Siç tha sonte Bislimoski, TVSH-ja prej 10 për qind duhet të mbetet së paku deri në fund të vitit,  dhe madje më pas të shqyrtohen mundësitë për kthimin e saj. 

Në emisionin në “Top Tema”, kryetari i KRR-së informoi se është kërkuar nga Elektrodistribuimi në vitet e ardhshme – dy të gjithë njehsorët në shtet  të jenë “smart”, që të ndalohet tensioni te konsumatorët. 

Според претседателот на РКЕ, ЕСМ треба да ја откупува произведена електрична енергија од новите фотоволтаици. Клучно е да се испрати сигнал дека купувањето електрична енергија по екстремно ни

"Do të ketë lexim në distancë, nga ora 00:01 të datës 1 deri në orën 23:59 të ditës së fundit të muajit që të hiqet kjo praktikë në parapagim. Mua më pengon kur ankohen konsumatorët që realisht janë në parapagim dhe në një mënyrë e financojnë furnizuesin universal. Me këtë hap që do të ndërmerret, do të ndalohet ky problem që t'u shkaktojë situata nervore te konsumatorët", theksoi Bislimoski.

Sipas tij, bllok tarifat tani për tani kanë dhënë rezultate të mira dhe ka një ulje serioze të konsumit të energjisë. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR