• e mërkurë, 21 janar 2026

Është hequr ndalesa për qarkullimin e kamionëve në rrugën Mavrovë – Dibër

Është hequr ndalesa për qarkullimin e kamionëve në rrugën Mavrovë – Dibër

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Që nga ora 10:05 paraditen e sotme hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në segmentin rrugor Mavrovë - Dibër, bën të ditur NP "Rrugët e Maqedonisë".

Siç është informuar më parë, që nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm është hequr ndalesa për kamionë në drejtimin rrugor Strugë - Qafë Thanë i cili u vendos mbrëmë në orën 21:00, ndërsa që nga ora 08:20 u hoq edhe ndalesa për kamionë në segmentin rrugor Gostivar - Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë që u vendos mbrëmë në orën 00:25.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR