• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është hapur për qarkullim pjesa nga aksi rrugor Elbasan - vendkalimi kufitar Qafë Thanë

Është hapur për qarkullim pjesa nga aksi rrugor Elbasan - vendkalimi kufitar Qafë Thanë

Tiranë, 7 qershor 2024 (MIA) - Aksi rrugor Elbasan - Qafë Thanë, në Strugë, i cili është pjesë e Korridorit VIII, është hapur për qarkullim të automjeteve, në dy linja, publikoi kryeministri shqiptar Edi Rama sot në rrjetet sociale, duke ndarë pamje nga rruga e pajisur me të gjithë sinjalistikën rrugore.

"Pjesa nga qarkullimi rrugor Elbasan - Qafë Thanë, pjesë nga korridori VIII, veçmë është lëshuar për qarkullim, e cila është pajisur me të gjithë sinjalistikën rrugore", shkroi Rama.

Ky aks rrugor do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të shndërrohet në rrugë ndërurbane me katër linja, si pjesë e Korridorit 8, tashmë të përfshirë në rrjetin europian.

Rruga Elbasan - Qafë Thanë është e kategorisë B, me katër linja, nga dy në secilën anë, me të gjitha parametrat e rrugës, dhe me shpejtësi lëvizëse maksimale prej 110 kilometra në orë.

Nëse deri tani për kalim të rrugës nga Qafë Thanë e deri në Elbasan (50 km), nevojiteshin 1 orë e 30 minuta, kjo distancë do të kalohet tani për vetëm 35 minuta.

"E ndërtuar prej para më shumë se dy dekadave, investimet e vetme ishin në mirëmbajtjen e saj. Zgjerimi i rrugës do të zvogëlojë aksidentet në komunikacion dhe bllokimet e shpeshta, do të lehtësojë trafikun dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit, si në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në drejtim të Korçës, duke rritur shpejtësinë e lejuar maksimale", theksojnë nga Agjencia shtetërore për rrugë.

Filloi të ndërtohet në dhjetor të vitit 2022, ndërsa tërësisht duhet të mbarojë këtë vit. rq/bsh/

Foto: FB Rama

QËNDRONI TË LIDHUR