Është hapur objekti i rinovuar i MPB-së në ndërtesën e Njësitit të qenve zyrtar K9
- Prej sot është hapur objekti administrativ i rikonstruktuar i njësisë për qen zyrtar K9 në Hipodromin në Shkup. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se ky projekt, i cili financohet nga OSBE-ja, kontribuon në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme kur është fjala për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municionit.
Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Prej sot është hapur objekti administrativ i rikonstruktuar i njësisë për qen zyrtar K9 në Hipodromin në Shkup. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se ky projekt, i cili financohet nga OSBE-ja, kontribuon në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme kur është fjala për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municionit.
“Në vitin në të cilin shteti ynë kryeson me OSBE-në, mund të themi se përmes projekteve të shumta po i dëshmojmë prioritetet të cilat janë të drejtuara në përparimin e vazhdueshëm të kapaciteteve institucionale të MPB-së. Pikërisht ky projekt kontribuon në përforcimin e kapaciteteve të MPB-së kur bëhet fjalë për problematikën e kontrollit të armëve të lehta dhe të vogla si dhe municionit. Po etablojmë dituri dhe aftësi të reja, po e rrisim profesionalitetin e të punësuarve, dhe me këtë edhe të sigurisë së qytetarëve”, tha ministri Spaosvski në deklaratën për mediumet.
Spasovski i përmendi edhe një pjesë të aktiviteteve projektuese të cilat MPB-ja në partneritet me OSBE-në i realizoi, e tërë kjo në drejtim të një numri të aktiviteteve për përparimin e kushteve të punës edhe atë: në Kontaktë Qendrat e Përbashkëta në Tabanoc, Deve Bair, Qafë Thanë, Bllacë dhe selinë e MPB-së në vlerë të përgjithshme prej rreth 490.000 eurove, përmirësimi i infrasturkturës të Njësitit të Qenve Zyrtar në Hipodrom, Kazermën “Ilindeni” dhe në Qendrën Policore në “Gjorçe Petrov” në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 1.240.000 euro, si dhe donacionin e Misionit të OSBE-së i dedikuar për Njësitin e Qenve Zyrtar në vlerë prej 248.000 euro me të cilin mundësohet mobilitet më i mirë i MPB-së përmes automjeteve të specializuara, rimorkiove dhe pajisjeve tjera për zbulimin e armëve të lehta dhe të vogla, funksionalitet dhe kushte të punës të përmirësuara për punë me qentë zyrtar në drejtim të zvogëlimit të rrezikut për përhapjen e armëve.
Duke potencuar rëndësinë e ndërtimit të rrjeteve dhe të bashkëpunimit ndërmjet të gjitha palëve të involvuara, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Val, tha:
“Sot po shënojmë kthesën në punën e filluar në vitin 20021, kur e filluam projektin tonë për zvogëlimi e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimin e armëve të lehta dhe të vogla në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk mundëm të arrijmë këtu pa partenritet të afërt dhe të suksesshëm dhe pa bujarinë e donatorëve tanë-SHBA-të, UE-në, Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Sllovakinë-pa të cilët ky projekt nuk do të ishte i mundur. Ky lokacion është vetëm njëri nga tre lokacionet të cilat Misioni i ka rinovuar. Investojmë edhe në objektet e njësiteve speciale policore në Gjorçe Petrov dhe në Kazermën “Ilindeni”, duke siguruar sistemimin e resurseve të K9 në më shumë lokacione. Tani më kemi vërejtur se disa nga rezultatet e investimit tonë, për arsye se Njësiti K9 vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në operacionet kyçe, siç ishte rasti me valën e paradokohshme të kërcënimeve për bomba të vendosura”, theksoi ambasadori Val.
Me këtë rast ministri Oliver Spasovski i ndau pllaketë ambasadori Kilijan Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, për bashkëpunimin e suksesshëm në përkrahjen e vazhdueshme në modernizimin e kapaciteteve të MPB të RMV-së.
Delegacionet kryen këqyrje në aktivitetet administrative të financuara nga OSBE-js, për nevojat e Njësitit të Qenve të MPB-së, pas së cilës kishte ushtrim demonstrues nga ana e Njësitit të Qenve Zyrtar-kontrollim antiterrorist, kërkimin e armëve dhe municionit, kërkimin e drogave narkotike, si dhe trajnim për qentë e rinj për detektimin e erës së ndryshme për çdo specialitet (eksploziv, droga narkotike, armë, të holla, etj). ls/
Foto: MPB