• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është hapur salla sportive e rikonstruuar "Naum Naumovski - Borçe" (Partizani) në Karposh

Është hapur salla sportive e rikonstruuar

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Salla sportive "Naum Naumovski - Borçe", ish-"Partizani" në komunën e karposhit është rikonstruuar tërësisht dhe prej sot edhe zyrtarisht është e hapur.

Siç theksoi kryeministri Dimitar Kovapevski pas vizitës së sotme në sallë, e njejta ishte donacion i Francës pas tërmetit dhe pothuajse 20 vite paraqiste gërmadhë në këtë pjesë të kryeqytetit. Tani ajo është e rinovuar në tërësi për çka ishin ndarë mbi 1,1 milion euro mjete buxhetore përmes Agjencisë për të rinj dhe sport.

Salla do të fillojë të shfrytëzohet menjëherë pas festave.

Kovaçevski i falënderoi arkitektët të cilët e ideuan pamjen bashkëkohore të sallë dhe të gjithë të tjerët të cilët janë meritorë për pamjen moderne të kësaj salle e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë dashamirëve të sportit.

Siç tha, përmbajtjete plotësisht do të pasurohen për hapjen e pishinës së mbyllur të notit e cila filloi të ndërtohet në shtator të këtij viti dhe është pjesë e projektit për ndërtim të 14 pishinave të notit në Maqedoni të Veriut.

Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Naumçe Mojsovski në fjalimin e tij gjatë vizitës në sallë, tha se "Partizani" është shumë më tepër se vetëm objekt sporti, është identitet, përkatësi, me të cilën identifikohen banorët e Karposhit, por edhe tërë Shkupit. Siç tha, mu prej fillimit është punuar me kujdes në secilën pjesë të objektit dhe përmendi se Agjencia edhe më tej do të japë mbështje të fuqishme në drejtim të përmirësimit të kushteve në fushën e sportit. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR