• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Është gjetur zgjidhje për pagesën e pagës së janarit në Kabinetin e presidentit, me rritje prej 5 përqindëve për nëpunësit administrativ

Është gjetur zgjidhje për pagesën e pagës së janarit në Kabinetin e presidentit, me rritje prej 5 përqindëve për nëpunësit administrativ

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Është gjetur zgjidhje ndërmjet institucioneve të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave për pagesën e pagave të Presidentit dhe të punonjësve në Kabinetin e presidentit për muajin janar i vitit 2023.

Siç kanë njoftuar nga Kabineti i presidentit, paga do të paguhet në ditët në vijim, në përputhje me Marrëveshjen kolektive dhe rritjen e përcaktuar prej 5 përqindëve për nëpunësit administrativë në Kabinet.

"Zgjidhja e arritur parashikon një rishpërndarje të brendshme të fondeve brenda buxhetit ekzistues dhe të miratuar për vitin 2023 për Kabinetin. Me këtë vendim respektohet plotësisht Marrëveshja kolektive dhe përsërisim edhe një herë se presidenti, personat e emëruar dhe këshilltarët e posaçëm nuk marrin rritje pagash", sqarohet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit të shtetit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR