Është gjetur trupi i viktimës së katërt nga automjeti që ra në lumin Vardar në Rashçe
- Nga ujërat e Vardarit pasditen e sotme rreth orës 15 në afërsi të vendit të aksidentit, është gjetur trupi i pajetë i personit të katërt që humbi jetën në aksidentin e trafikut që ndodhi dje rreth orës 16, kur një automjet "audi" doli nga rruga Saraj - Rashçe, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Nga ujërat e Vardarit pasditen e sotme rreth orës 15 në afërsi të vendit të aksidentit, është gjetur trupi i pajetë i personit të katërt që humbi jetën në aksidentin e trafikut që ndodhi dje rreth orës 16, kur një automjet "audi" doli nga rruga Saraj - Rashçe, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë do t'i dorëzohet mjekësisë ligjore, ku duhet të merret edhe vërtetimi për identitetin e personit.
"Pasi nga ujërat e Vardarit u nxorr edhe një trup i pajetë i një personi mashkull, udhëtar në automjetin që dje doli nga rruga në Rashpe, prokurori publik lëshoi urdhër për autopsi edhe për këtë viktimë të katërt të aksidentit të rëndë. Punohet për përcaktimin e arsyeve"; theksohet në informacionin e PPRMV-së.
Në kërkim të personit të katërt nga aksidenti morën pjesë edhe pjesëtarë të "Ujqërve".
Prokuroria Publike sot në mëngjes kumtoi se së bashku me automjetin, nga ujërat e Vardarit janë nxjerrë edhe tri persona të vdekur femra, për të cilat është lëshuar urdhër për obduksion. Një person tjetër ishte në kërkim. Në automjet udhëtonte edhe një fëmijë, i cili u gjet i lënduar jashtë automjetit dhe u dërgua në Qendrën Klinike.
Drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve, Lazo Jovçeski, për MIA-n deklaroi se fëmija është në gjendje të përgjithshme stabile, nuk është në gjendje rreziku dhe së shpejti duhet të lirohet për mjekim shtëpiak.
"Fëmija është në gjendje të përgjithshme stabile, nuk është në rrezik jetik. Prej sot ndodhet në repart, do të thotë nuk është më në terapi intensive. Pres që së shpejti të lirohet për mjekim në shtëpi. Dje ka pasur monitorim intensiv, sot kontroll sipas protokollit, parametrat biokimikë për krahasim, është stabile, mendoj se gjithçka do të zgjidhet në favor të fëmijës që është pesë vjeç", tha Jovçevski. ls/
Foto: Prinskrin kanal 5