Është gjetur pistoletë në një automjet “Shkoda”, arrestohet një person nga Shkupi
- Dje në territorin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.G. (37) nga Shkupi.
- Post By Fami Bajrami
- 10:59, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA)- Dje në territorin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.G. (37) nga Shkupi.
"Nëpunësit policorë në bul. "Boris Trajkovski" ndaluan një automjet udhëtarësh "Shkoda" me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.G. dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë me dy krehra me 41 fishekë", thonë nga MPB.
Pas dokumentimit të rastit, kundër A.G. do të ngrihet kallëzim përkatës.
Foto: Ueb faqja në Fesjbuk e MPB-së